Aventura e Ante Rebic te Besiktas mund të ketë marrë fund. Një histori dashurie që nuk nisi kurrë mes klubit turk dhe sulmuesit kroat, i cili u afrua në verë nga Milani si transferim i lirë. Sipas asaj që shkruan portali turk Sporx,  drejtuesit e Besiktas janë shumë të pakënaqur me paraqitjet e Rebic në fushë dhe për këtë arsye synojnë t’i ndërpresin kontratën futbollistit.

Lojtari që ka marrëveshje ekzistuese deri në vitin 2025, nga ana e tij, për momentin nuk duket se ka ndërmend të largohet dhe është ankuar se nuk luan dot rregullisht.

Ai ka luajtur 20 ndeshje mes kampionatit, grupeve të Ligës së Konferencës dhe Kupës së Turqisë. Megjithatë, u aktivizua në vetëm 6 takime si titullar ose e thënë ndryshe vetëm 650 minuta në fushë. Kjo situatë ka mbetur e pandryshueshme, edhe pse janë ndërruar pesë trajnerë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: