TRANË

E prekur, e përlotur në studion e “Vila24”, primabalerina e TKOB, Enada Hoxha është shfaqur kështu për herë të parë në ekran. Vajza që i jep çdo sezon shfaqe të suksesshme këtij institucioni, flet për herët të parë për një situatë të pakëndshme në mbrëmjen e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të këtij institucioni.

Në një intervistë me moderatoren Brunilda Lahe, Hoxha thotë se ndihet e fyer për kohën e kushtuar asaj dhe partnerit Gerd Vaso në shfaqe si edhe ajo që e ka bërë të rebelohet e të largohet, është mungesa e imazhit të balet maestros Agron Aliaj i cili ka punuar me emrat më të mirë të skenës që i kanë emër baletit shqiptar ndër vite.

Më tej biseda është fokusuar tek stili i saj i përditshëm, angazhimi në shtëpi apo dhe kurioziteti se pse Enada Hoxha shihet gjithmonë teksa kalon në rrugën e Tiranës e veshur thjeshtë e shumë sportive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: