Nga: ZONJA KATERINA
500 gr miell
3 lç pluhur pjekës
½ lç sodë buke
5 kokrra vezë
400 gr sheqer
250 gr gjalpë
1 lç kanellë
1/3 lç karafil
2 bustina vanilje
Cipa e 1 portokalli
½ gotë lëng portokalli
½ gotë qumësht
2-3 lgj konjak
200 gr arra
Sheqer pudër

Fillimisht ndajmë veç të bardhat e vezëve, veç të verdhat. Të bardhat e vezëve i rrahim në marengë me një majë luge kripë. Tek tasi ku kemi miellin shtojmë sodën e bukës, pluhurin pjekës, kanellën, karafilin dhe cipën e portokallit. Rrahim gjalpin me sheqerin sa të zbardhet dhe masa të bëhet kremoze e të rrisë volumin. Shtojmë më pas të verdhat një e nga një, qumështin dhe miellin. Miellin e shtojmë në mënyrë graduale duke shtuar dhe lëngun e portokallit. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe më pas shtojmë pjesë pjesë marengën duke e përzier nga poshtë lartë dhe njëkohësisht shtojmë dhe arrat të cilat i kemi pudrosur me pak miell.

Lyejmë një tavë rrumbullake me gjalpë, vendosim një letër kuzhine dhe hedhim brumin e përgatitur të kekut. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 170 gradë Celsius për rreth 1 orë.

Pasi keku të jetë pjekur mund ta dekorojmë sipas dëshirës. Mund të vendosim numrat e vitit të ri ose nje yll, apo nje bredh. Mbi sipërfaqen e kekut ku kemi vendosur numrat bëjmë një pudrosje me sheqer pluhur, largojmë letrat dekoruese dhe e kemi gati kekun festiv për servirje.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb