Vapa dhe temperaturat e larta kanë ndikim të ndjeshëm në organizëm. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeron përgatitjen e një çaji i cili lehtëson punën e zemrës, ndërsa ka në përbërje ftuta pyllli, kulumbri, lule  shtogu dhe trendafil të egër.

Gjatë bisedës në studion e “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, në “News24”, Merja zbulon dhe një recetë për smoothie e cila shërben krysisht për pastrimin e mëlçisë. Gjatë bisëdës ai flet për një formulë të shëndetshmë për fëmijë, bazuar tek frutat e perimet, sidomos banane dhe goji berry.

I pyetur për kujdesin që mund te tregojmë për ekspozimin në diell në plazh, Merja shpreh shqetësimin për qëndrimin në oraret e drekës dhe këshillon të bëhet kujdes për nishanet dhe lyerjen e tyre me krem mbrotjës, me qëllim parandalimin e formacioneve tumorale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb