Vijojnë hetimet nga autoritetet greke për gjetjen e vrasësit të 27-vjeçares Anastasia, e cila u gjet e pajetë mbrëmjes e së dielës në Kos, ku së fundmi punonte në një hotel. Nga provat e deritanishme rezulton se e reja ka vdekur nga mbytja, ndërsa i dyshuari kryesor, por nuk ka pranuar asgjë – është 32-vjeçari nga Bangladeshi, i cili mbahet nën akuzën e rrëmbimit të 27-vjeçares dhe për marrëdhënie seksuale me dhunë. Pasi rrëfeu se ka pasur kontakt seksual me vajzën në gjendje të dehur, 32-vjeçari duket se ka qenë personi i fundit që ka takuar vajzën fatkeqe, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e një bashkëpunëtori. Orët e fundit në kuadër të hetimeve është futur në skenë dhe shoku i dhomës, një pakistanez.

“Kërkojnë” telefonat
Përveç celularit të 27-vjeçares dhe të 32-vjeçarit, në mikroskopin e autoriteteve gjendet edhe ai i bashkatdhetarit 28-vjeçar të Anastasias, i cili gjithashtu punonte në ishullin Kos. Ndërkohë që policia është thirrur të mbledhë copat e enigmës së vrasjes, për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht nga momenti kur u zhduk e reja Anastasia.

Mister ngelet fakti se si trupi i vajzës fatkeqe përfundoi poshtë pemës në Alykes. Stamatis Kambourakis, nënkryetar për Mbrojtjen Civile të Komunës së Kos, tha se ai dhe ekipi i tij kishin kaluar dy herë nga vendi i caktuar të shtunën (d.m.th., një ditë para zbulimit të gruas së re), ndërsa shtoi se ka gjasa që trupi i së resë të ketë përfunduar aty mbrëmjen e së shtunës.

“Kisha kaluar dy herë me ekipin tim një ditë më parë. Është shumë e çuditshme. Ndoshta dikush e zhvendosi trupin atje të shtunën mbrëma. Për më tepër, operacioni përfshinte qen të trajnuar dhe drone. Nëse ajo do të kishte qenë atje më parë, dikush do ta kishte parë ose qentë do ta kishin vënë re. Është një zonë mjaft e vizitueshme. Ka vizitorë që shkojnë në turne me kuaj dhe shohin zogjtë shtegtarë. Kështu, nëse dikush do e transportonte vajzën, do ta bënte këtë gjë natën sepse në mëngjes do të ishte shumë e vështirë për shkak të njerëzve”, theksoi ai.

Sipas informacioneve, 27-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit në orën 20.40 të së hënës mbrëma, dyshohet se një orë e njëzet minuta më vonë ka kontaktuar me partnerin e saj, duke e informuar për vendndodhjen e saj. Elementi që krijon sensacion është zbulimi se 27-vjeçarja dyshohet se i tha partnerit të saj polak se nuk ndihej rehat pasi mendonte se ishte në rrezik dhe në fakt vajza e vrarë dyshohet se po e kërkonte që ai ta merret nga shtëpia e 32-vjeçarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb