Nga: ENEIDA ÇAKERRI
Kuleçë të shijshëm me fasule
400 gr. miell
200 gr. kos
1 vezë
2 lugë pluhur pjekës
Pak sheqer
Kripë
1 lugë vaj ulliri
200 gr. fasule të kuqe
1 qepë e kuqe
1 gjoks pule
200 ml. salcë e kuqe
150 gr. djath guda
Majdanoz
Kripë
Piper i kuq

Përgatisim brumin me duke trazuar miellin me kosin, kripën, pluhurin pjekës, sheqerin, vezën dhe vajin e ullirit. E ngjeshim dhe e lëmë të pushojë 30 minuta.
Ndërkohë fasulet i kemi lënë përgjatë natës në ujë dhe ditën tjetër i ziejmë. Në tigan të thellë skuqim qepën të cilën e kemi grirë në kubikë, dhe pasi është zbutur, shtojmë mishin e pulës të copëzuar. Shtojmë salcën dhe më pas fasulet. I lëmë të skuqen bashkë dhe shtojmë majdanozin dhe erëzat. E heqim tiganin nga zjarri dhe ndërkohë që hapim pitet e vogla, presim që të ftohet mbushja. Te mbushja shtojmë dhe djathin gouda dhe mbushim pitet.
I skuqim në vaj të bollshëm, ose i pjekim në furrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb