Nga: ZONJA KATERINA

100 gr djathë të bardhë dhie
100 gr gjizë
50 gr gjalpë
1-2 thelpinj hudhër
1-2 lgj vaj ulliri
Bukë misri për servirje

Përziejmë djathin me gjizën, me pak vaj ulliri dhe 1-2 thelpinj hudhër të grirë imët. Shtojmë gjalpin e shkrirë, kripë dhe piper dhe e trazojmë mirë.

Presim bukën e misrit në feta dhe e lyejmë me salcën e djathit. E dekorojmë me pak koper dhe domate në kubikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb