Nga: ENEIDA CAKERRI

200 gr fasule të zeza
200 gr spinaq
1 konservë ton
1 qepë e kuqe
1 spec i kuq
1 lugë majonezë
2 lugë mustardë
3 lugë vaj ulliri
Lëngun e një limoni
Pak kripë
Piper i zi
Majdanoz

Fasulet e zeza i vendosim në ujë gjatë natës dhe i ziejmë ditën tjetër. Skuqim spinaqin dhe e lëmë të ftohet. Në një tas hedhim fasulet, spinaqin e ftohur, specin e kuq në kubikë  qepën e kuqe të prerë në feta të holla dhe e trazojmë. Në një tas rrahim majonezln, vajin e ullirit, mustardën, lëngun e limonit, kripën dhe piperin e zi derisa përbërësit të bëhen bashkë. Ia shtojmë sallatës dhe e servirim me majdanoz lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb