Nga: ZONJA KATERRINA

1 kg sardele
1 qepë
2 domate
½ gotë verë të bardhë
1 tufëz majdanoz
1 limon
Kripë, piper

Grijmë qepën dhe domaten në kubikë të vegjël, ndërsa majdanozin hollë.

Sardelet i pastrojmë mirë dhe i lemë të kullojnë.

Në një tavë hedhim pak vaj ulliri, shtojmë qepën, domaten, majdanozin dhe pak verë të bardhë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe rrjeshtojmë sardelet duke i spërkatur me pak kripë dhe piper. Në fund hedhim mbi sardelet pak vaj ulliri dhe lëng limoni (dhe disa feta limoni) dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur për 25-30 minuta.

Servirim sardelet e furrës me pak salcë limoni shoqëruar me sallatë jeshile ose sallatë me lakra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb