Nga: ZONJA KATERINA

300 gr sojë
1 qepë
1-2 karrota
½ spec
½ lç kurkuma
1 lgj koncentrat perimesh
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, rigon

E vendosim sojën në një enë me ujë të bollshëm të qëndrojë për të paktën 3-4 orë. I shpëlajmë përsëri dhe i vendosim në një tenxhere me ujë (4 gisht lart masës së sojës). Shtojmë dhe perimet të prera imët dhe e lemë supën të marrë valë në temperaturë mesatare. Në mesin e zierjes shtojmë vajin e ullirit dhe koncentratin e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe pak kurkuma dhe e lemë të ziejë duke ulur temperaturën.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: