Nga: ZONJA KATERINA

2-3 karrota
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1 filxhan makarona fidhe
1 lgj koncentrat perimesh
1 lgj niseshte
1 të verdhë veze
Lëng limoni
Kripë, piper
1 tufë majdanoz
1 kg krahë pule
Salcë pikante

Në një tenxhere hedhim 1.5 liter ujë me pak kripë dhe e lemë të vlojë. Lajmë krahët e pulës dhe i hedhim në tenxhere, i lemë për 5-6 minuta të marrin valë dhe më pas i kullojmë. Lëngun e marrim më pas për të përgatitur supën, ndërsa krahët e pulës i vendosim në një tavë që nuk ngjit, i spërkasim me pak kripë dhe i vendosim të piqen në furrë në grilë në temperaturën 200-220 gradë për 20 minuta duke i kthyer nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin e ullirit dhe kaurdisim karrotat të grira në rende. Shtojmë më pas lëngun e krahëve të pulës dhe sapo të marrë valë shtojmë makaronat fidhe dhe i lemë të ziejnë për 10 minuta. Në një enë hedhim të verdhën e vezës dhe e rrahim me pak lëng limoni dhe niseshte. E shtojmë masën e përgatitur në tenxhere duke e përzier dhe e lemë 3-4 minuta duke e servirur me majdanoz të grirë imët. Supën e servirim të ngrohtë duke e shoqëruar në një pjatancë më vete me krahët e pulës të spërkatura me salcë pikante speci.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb