Nga: ZONJA KATERINA

350 gr miell 00
50 gr sheqer
1 majë luge sodë
2 vezë
130 gr gjalpë
300 gr fruta pylli
150 gr sheqer
100 gr fruta të thata

Miellin e bëjmë bashkë me gjalpin duke e thërrmuar me duar derisa të bëhet pluhur. Shtojmë përbërësit e tjerë, formojmë brumin dhe e lëmë 30 minuta në frigorifer.

Frutat e pyllit i vendosim në tenxhere bashkë me sheqerin dhe i gatuajmë në temperaturë të ulët derisa të karamelizohen.

Formën e tartës e lyejmë me gjalpë dhe miell lart dhe me 2/3 e brumit hapim një petë të cilën e shtrojmë poshtë. Hedhim mbushjen me fruta pylli dhe shtojmë një shtresë fruta të thata të grira si dhe pak kanellë. Hapim pjesën e brumit që mbeti dhe e vendosim mbi mbushje. Puthisim cepat me dhëmbët e një piruni dhe e vendosim tartën të piqet për rreth 30 minuta në 190 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb