Eni Jani, aktorja që u bë e dashur për publikun që me rolin e saj të parë të Erës tek telenovela “Njerëz dhe fate” ishte sot e ftuar në studion e “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe. Jani luan së fundmi në serialin “Snob” e thotë se do donte të kishte të njëjtin sukses.

Jani foli me keqardhje që gjinia e telenovelave në Shqipëri nuk ka përparuar, ndërsa u ndal edhe tek jeta private e familja. Ajo shprehet se i është dashur të heqë dorë nga disa projekte pasi duhet të kujdesej për vajzat kur ishin ende shumë të vogla.

E pyetur për kujdesin që tregon ndaj vetes, Jani për herë të parë zbulon në publik se i pëlqen të kërcejë, madje thotë se muzika e ndjek kudo. Jani foli edhe për fëmijërinë e saj, “ritualin” e kafesë dhe se si e caktonin të piqte kafenë apo edhe se si e shijonte atë fshehurazi nga filxhani i prindërve apo gjyshërve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: