Bëhet gjithnjë e më e nxehtë pista që sjell sulmuesin Joviç te Milani. Lojtari i Real Madridit, që i vogël ka qenë një tifoz i kuqezinjve, duket se i ka thënë “po” projektit të klubit lombard. Tashmë kleçka për t’u zgjidhur është akordi me skuadrën madrilene.

“Los Blancos” duan të bëjnë çmos për të siguruar shërbimet e Erlig Haland dhe për momentin kanë nevojë të sigurojnë para, ndaj janë të gatshëm që të pranojnë një shitje përfundimtare të serbit. Milani është i gatshëm që të hedhë 35 milionë euro në tavolinë përfshirë bonuset. Reali e bleu Joviçin në verë nga Ajntrahti i Frankfurtit për 60 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb