Nga: ZONJA KATERINA

6-8 racione mish derri ose viçi
600-800 gr lakër
1-2 qepë
1 degë selino
1 gotë verë
1 lugë uthull
1 lugë salce ose 1 filxhan pure domate
1-2 gjethe dafine
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Në një tenxhere me fund të gjerë ose një tigan të thellë hedhim gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe kaurdisim racionet e mishit. Pasi mishi të ketë ndryshuar ngjyrë e largojmë mënjëanë dhe hedhim qepët të grira imët. I spërkasim me pak kripë dhe piper dhe i kaurdisim për 2-3 minuta derisa të zbuten. Më pas e shuajmë gatimin me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates, uthullën, selinonë e grirë hollë dhe pjesën e vajit të mbetur. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë mishin të gatuhet për rreth 1 orë në temperaturë të ulët.

Presim lakrën në kubikë të mëdhenj dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të vluar për 1-2 minuta. E kullojmë dhe e shtojmë tek mishi pasi të ketë zier. E përziejmë lehtë, shtojmë 1-2 gjethe dafine, e lemë për 10-15 minuta dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.

(Vila24/BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: