Adela Muçollari është primabalerina e njohur e skenës e cila para pak javësh është bërë nënë e djalit të saj, Lukas. Gjatë intervistës për “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, Muçollari thotë se ka kërcyer në skenë deri në muajin e katërt të shtatzënisë, pa asnjë pengesë. E pyetur nga Lahe, nëse bashkëshorti i saj Eltoni kishte ndonjë merak për angazhimin e saj edhe në atë periudhë, Adela shprehet se është treguar e kujdesshme pa e tepruar, falë edhe përgatitjes së mirë fizike që balerinët kanë.

Adela thotë se tashmë vijon të jetë shumë aktive duke dashur të jetë sa më shumë pranë djalit, por edhe të ketë mundësi të ndjekë projektet e saj dhe jashtë Tiranë, ndërsa shton që Lukasin e vogël e merr kudo me vete sidomos kur i duhet të udhëtojë jashtë Tiranës. Duke vlerësuar ndihmën e bashkëshortit Eltonit, vjehrrës dhe mamasë së saj, thekson se vetëm kështu mundet t’ia dalë. “Tani e kam kuptuar vlerën e shprehjes: “Kur të bëhesh vetë nënë do e kuptosh…” –thotë ajo kur Lahe e pyet për merakun e familjarëve të saj sidomos tani që është nënë e re.

Muçollari i jep një vëmendje raportit të çmuar me vëllain e saj balerin. Ata janë bashkë në skenë, me një figurë të ngritur prej disa vitesh punë. Adela thotë se djali i saj Lukas ngjan shumë me dajën e vet Anxhelon cili edhe kishte parashikuar pak a shumë kur ai do vinte në jetë. Sa i përket lidhjes në çift, Adela duket se po jeton një martesë të lumtur, e ndan me shikuesit e “Vila24” momentet romantike të propozimit për martesë, dhe shumë e emocionuar thotë se i shoqi Eltoni e surprizoi në ditën e saj të lindjes, pranë njerëzve të dashur. Adela po punon për projektet e saj që pritet ta ngjisin në skenë brenda pak kohësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb