Roman Abramovich mund ta shes Chelsea. Tifozët e bluve kanë një arsye për të buzëqeshur pas kaosit dhe frikës që ka mbizotëruar këtë periudhë. Sipas Daily Telegraph: Roman Abramovich ka gjetur një akord me qeverinë britanike për të shitur klubin e tij, fill pasi kjo e fundit ndërmori një sërë sanksionesh duke i ngrirë të gjithë astetet e tij në ishull.

Roman
Roman

Gjithnjë sipas Telegraph, qeveria britanike i ka vendosur një afat manjatit rus, mund të shes klubin brenda javës së ardhshme. Abramovich ka kontaktuar menjëherë me The Rain Group, që po kujdeset për shitjen e klubit, të rinisin tratatviat për të gjetur një blerës.

Për momentin ka disa të interesuar për të blerë klubin londinez, një prej tyre është edhe multimiliarderi Nick Candy, i cili pak ditë më parë shfaqi publikisht dëshirën e tij për të blerë Chelsea.

Në të njëjtën kohë, Premier League ka njoftuar zyrtarisht se Roman Abramovich është skualifikuar nga posti i drejtorit tek Chelsea. Ky vendim i marrë nga Premier League nuk ka asnjë efekt mbi ekipin që do të vijojë të luajë rregullisht pasi qeveria ka lëshuar një licence speciale e cila skadon më 31 maj 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb