E përditshmja angleze “Daily Mail” shkruan se këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të jetë ylli i kësaj vere, ndërsa ka cekur sukseset e saj të deritanishme.

“Ajo ishte në mesin e talenteve më të mira për vitin 2016 në çmimin prestigjioz të BBC ‘Sound of 2016’ falë thjeshtësisë së saj, zërit dhe muzikës pop të kënduar nga ajo e të ndikuar nga hip-hopi. Tani Dua Lipa, ashtu si Rita Ora që ka prindër shqiptarë, ka tërhequr vëmendje të madhe”, shkruan ‘Daily Mail’.

Në këtë shkrim më tutje thuhet se 20-vjeçarja ka bërë një depërtim të fuqishëm në industrinë e muzikës. Ajo në moshën 14-vjeçare kishte filluar të bënte ‘cover’ këngët e Nelly Furtados. Kur familja e saj u kthye në Kosovë, ajo u rikthye në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikë. Ndërsa në moshën 17-vjeçare talentin e saj e kishte vërejtur menaxheri i këngëtares Lana Del Rey, të cilët nënshkruan kontratë me të, për të vazhduar më pas marrëveshja edhe me menaxherin e Next Model, dhe prezantimi i koleksionit të veshjeve të dizajneres Stella McCartney.

“E tani, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme muzikore, parashikojmë se kënga e saj e tretë “Last Dance”, do ta vendosë familjen e saj në qendër të vëmendjes”, shkruan ‘Daily Mail’.

Përveç këtyre, e përditshmja angleze shkruan se Dua Lipan mund ta dëgjojnë edhe në shumë festivale, dhe albumi i saj.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: