Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, të bashkuar në kërkesat e tyre për dorëheqjen e Ramës.

Me flamurin kuq e zi që kryeson protestën, marshimi po bëhet në të gjitha rrugët e Tiranës.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë thirrjet e protestuesve. Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.

Protesta e 10-të në Tiranë vijon prej më shumë se 4 orësh tanimë. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet dhe marshuan më pas në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: