Kuvendi miratoi sot emërimet e 5 ministrave të rinj si dhe shkarkimin e të vjetërve. Pas votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për këto ndryshime nuk kanë munguar urimet mes deputetëve të PS dhe ministrave të rinj. Ata janë fotografuar duke u takuar dhe përqafuar teksa kanë uruar njëri-tjetrin.

Me përjashtim të Erion Braces të gjithë deputetët socialistë votuan pro ndryshimeve në qeveri në nisje të këtij sesioni parlamentar. 73-74 vota morën ministrat e rinj duke konfirmuar sërish numrat brenda maxhorancës.

Në përfundim të procesit të votimit, siç duket edhe nga fotot e LSA, të parët që shkuan t’u jepnin dorën ministreve të shkarkuara Olta Xhaçka dhe Evis Kushit ishin Paulin Stërkaj dhe Mimi Kodheli. Ndërsa ministrat e rinj, Igli Hasani, Ervin Mete dhe Arbjan Mazniku e ndoqën votimin nga lozha e kuvendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb