Genard Hajdini, personazhi më popullor në rrjete sociale ka folur sot hapur për jetën e tij. Në një intervistë me moderatoren Androniki Kolka në TV “News 24”, Hajdini ka shpjeguar kuptimin e frazave të tij të famshme si: “Pa pa fare”, “Peace out” apo edhe “Gjona t’mira, gjona t’bukra”. Ai tregon për afrimitetin që ka me të atin e tij, duke e cilësuar si njeri perfeksionist, gjë cila duket se nuk i pëlqen edhe aq shumë.

Lidhur me frikën nga Covid-19, ai thotë se është i përgatitur, pasi mund ta trajtojë me antiinflamatorë, medikamente që përdoren tek pacientë me artrit apo reumatizëm. I hapur për komunikime në rrjete sociale, Hajdini thotë se është i gatshëm për këshilla, sidomos ato që janë të fushës së tij të studimit, në Biologjinë Mjekësore. Sa i përket të ardhura që fiton nga rrjeti “Instagram”, ai tregon se ato i siguron përmes reklamave, por nëse bëhet fjalë për shërbime të ndryshme, vendos tarifa pasi ka shumë kërksesa. Në kërkim të një partnereje, ai habit me kushtin parësor që ka vendosur; kërkon që gruaja e tij e ardhshme të pranojë të jetojë edhe me motrën e tij Sonidën, si personin më të afërt dhe i prekur thotë se atë e ka amanet nga e ëma e cila ka ndërruar jetë tragjikisht vite më parë.

Më pas me humor thotë se gruja duhet të dijë të gatuajë dhe të mos hajë restoranteve. Lidhur me politikën, në opinionin e tij, mendon se politika duhet të jetë në shërbim të popullit dhe  jo interesave personale. Në fund, Hajdini përcolli një mesazh shumë domethënës: Bëhuni aktivë, jetojeni jetën, kapni yjet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: