Përzierja me lëngun e luleve të murrizit na shpëton nga dhimbjet e befta të zemrës. Herbalisti Irfan Gjeci, në studion e “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe foli për mënyrat natyrale të trajtimit të problemeve të zemrës duke renditur rëndësinë e disa bimëve të posaçme, frutave të thata, vajëra esencialë apo dhe stilit të jetesës.

Gjeci tha se personat që vuajnë nga zmera duhet të kenë gjithmonë me vete tinkturat me lulen e murrizit, ca pika nën gjuhë e përmirëson gjendjen menjëherë. Po ashtu Gjeci vlerësoi vajin e arrës për shkak të veprimit të shëndetshëm që ka mbi yndyrnat e këqija.

Ai theksoi rëndësinë që kanë frutat e thata dhe çaji me mollën e ëgër si edhe domosdoshmëria e përdorimit të vitaminës C e tretur në ujë të ftohtë si një antioksidant i përsosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb