Nga: ZONJA KATERINA

1.5 kg plendës
1 qepë të thatë
1 gjethe dafine
5-6 kokrra piperi
1 lgj gjalpë, 1 lgj vaj ulliri
1 lç miell
½ lç salcë

Për servirje:
3 lgj uthull
5-6 thelpinj hudhër
½ lëng limoni
1-2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Spec djegës

Fillimisht lajmë plendësin me ujë të ftohtë dhe e përvëlojmë për 30 sekonda në ujë të vluar, më pas e pastrojmë nga shtresa e brendshme derisa të zbardhet. E lajmë mirë dhe e vendosim në ujë të ftohtë dhe e lemë për t’u zier. Gjatë zierjes i hedhim 1 qepë mundësisht të pjekur mbi sobë, pak kripë, disa kokrra piperi dhe një gjethe dafine që e lemë vetëm 5 minuta dhe më pas e heqim.

Pasi plendësi të ketë zier e presim në copëza të vogla dhe kullojmë lëngun.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjalpë dhe një lugë vaj ulliri dhe kaurdisim pak miell. Sapo mielli të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë salcën, e përziejmë mirë dhe hedhim lëngun e paçes të ngrohtë duke e përzier mirë që të mos krijojë kokrriza. Pasi lëngu të marrë valë shtojmë copëzat e plendësit, pak spec të kuq djegës dhe e lemë për disa minuta.

Në një enë trazojmë hudhrat e shtypura me 3 lugë uthull, 2 lugë vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper. Servirim paçen e plendësit të ngrohtë duke hedhur në çdo pjatë nga 1 lugë nga salca e përgatitur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: