Nga: ENEIDA CAKERRI

Për pilafin

1 karrote
1 kungull
1 spec i kuq
1/2 qepë
1/2 kavanoz me kërpudha
1 gotë bullgur
Turmerik

Për shishqebapët

2 gjokse pule
Mis erezash për mish pule
1 spec
1 qepë
1 karotë
1 kungull
Majdanoz

Kungullin karotën dhe specin e kuq i presim në kubikë dhe i skuqim në vaj ulliri. Pasi janë skuqur, shtojmë 1 gotë bullgur, vazhdojmë skuqjen dhe shtojmë 2 gota ujë. I lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare dhe nga mesi i zierjes shtojmë kripë, turmerik pluhur, piper të zi si dhe kërpudhat të prera në mes. Pasi ka avulluar uji, e lëmë të ftohet me kapak mbuluar.
Mishin e pulës e copëzojmë dhe e marinojmë me erëzat për mish pule. I kalojmë copëzat në shkop, duke i alternuar me qep, kungull, karotë, spec të kuq, spec jeshil. I vendosim në tigan, zgarë ose i pjekim në furrë duke u shtuar pak kripë akoma nga lart si dhe vaj ulliri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb