Në emisionin Open në News 24 pati një debat mes Gjergj Bojaxhiut dhe diplomatit Agim Nesho.

Bojaxhi tha se Sorosi e Musk fryhen më shumë nga pesha reale që ata kanë. Ndërsa, Nesho u shpreh se pesha e Soros sidomos në Shqipëri është e madhe.

Agim Nesho: Kjo reforma jonë këtu është e Sorosit.

Gjergj Bojaxhi: Pse për çdo gjë duhet t’i vëmë një bisht Sorosit. E bëjmë Musk më të rëndësishëm se ç’është, edhe Sorosin mos ta bëjmë më të rëndësishëm se ç’është.

Agim Nesho: Pse mos ta bëjmë? Ka dhënë 85 milionë dollarë për Partinë Demokratike, hyn më tepër se Sekretari Amerikan i Shtetit në Shtëpinë e Bardhë?

Gjergj Bojaxhi: Po e bëjmë një dordolec të madh që në fund të ditës nuk ka aq vlerë sa ç’thuhet. Musk e Soros nuk janë njerëz të votuar dhe nuk kontrollojnë leva themelore të shtetit. Fryni njerëz që nuk kanë peshë sa ç’i bëni. Soros ëshë një plak, që djali i vet nuk ka as eksperiencën e duhur.

Agim Nesho: Ky është projekt, është i qartë. Soros bëri një agjendë të Ballkanit të Hapur, që rriste dominimin serb në rajon. Soros ka peshë për një vend sa Shqipëria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb