Nga: ZONJA KATERINA
Për qoftet:
600 gr mish viçi i grirë
½ qepë të thatë
1 thelpi hudhër të vogël
½ tufëz majdanoz
1-2 lgj oriz
1-2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Perime për supën:
2 patate
1-2 karrota
1 kungull
½ lëng limoni
2 lgj oriz
2 lgj vaj ulliri
1 koncentrat perimesh
1.5 litër ujë
Kripë, piper

Fillimisht përgatisim qoftet. Hedhim në një enë qepën e grirë hollë, hudhrën të grirë në rende, majdanozin, mishin e grirë dhe orizin e larë mirë. Hedhim pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e punojmë mirë brumin e qofteve derisa të lidhet. E mbulojmë enën me një membranë kuzhine dhe e lemë brumin e qofteve të pushojë për 30 minuta.

Nderkohe vendosim ne zjarr një tenxhere me 2-3 gota ujë. Pasi të kenë kaluar rreth 30 minuta nga përgatitja e brumit të qofteve fillojmë përgatisim qoftet në toptha të vegjël dhe i vendosim 1 nga 1 në ujin e vluar ku kemi shtuar dhe pak kripë. Vendosim kapakun dhe i lemë qoftet të ziejnë për 10 minuta. Më pas shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë së bashku me qoftet dhe për 10 minuta të tjera.

Ndërkohë paralelisht në një tenxhere tjetër kemi vendosur perimet të prera në pjesë të vogla në ujë të ftohtë me pak kripë, piper dhe vaj ulliri. I lemë perimet të ziejnë për 15 minuta dhe më pas i kthejmë në pure. Purenë e perimeve e shtojmë në tenxheren me qoftet dhe oriz duke shtuar dhe pak lëng limoni. E lemë supën me qofte në temperaturë të ulët dhe për 5 minuta dhe më pas e servirim menjëherë të ngrohtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb