Emisioni më i ri investigativ Tak Fak hap të hënën në orën 20:00 siparin në ekranin e News24.

Përveç batutave që nuk i kursyen në studion e “Kjo Javë”, ata kanë rrëfyer edhe problematikat me të cilat përballen çdo ditë.

Devi Muka u shpreh se rrezikun më të madh e e kalon ekipi i cili punon në terren, madje duke vënë në rrezik edhe jetën.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Sa e vështirë është pjesa e kamerave të fshehta?

Devi Muka: Emisione të tilla investigative nuk i bëjnë prezantuesit, por ata që dalin e ndeshen me 1 mijë rrezikshmëri që ka Shqipëria jonë, që vënë jetën në  rrezik dhe bëjnë kamera të fshehta. Ka rrezikshmëri nga më të ndryshmet, por ndodh edh që diçka që ne e kemi menduar shumë të vështirë del të mos jetë aq. Në staf kemi gra, vajza, djem dhe burra. Ndaj kujdes, sepse ai personi që mund t’i bini në qafë mund të jetë edhe i joni.

Dorian Ramaliu: Me Irfanin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me hedhje e pritje idesh, e falënderoj sepse është shumë e vështirë të gjesh një gjuhë komunikimi e të kesh lirshmëri në atë që do të bësh. Ketë lirshmëri falë Zotit e kemi.

Devi Muka: Emisioni është konceptuar si emision që populli ta shohë të kënaqet e ndjehet rehat. Do të ketë veç halleve dhe qyfyre, siç e ka emrin e edhe rubrika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb