Ceremonia mortore për afro-amerikanin George Floyd, që mbeti i vrarë gjatë arrestimit të tij, do të zhvillohet javës që vjen.

Mediat angleze shkruajnë se ceremonia mortore e Floyd do të zhvillohet ditën e hënë në kishën The Fountain of Praise në Houston. Gjithashtu, një ceremoni private do të zhvillohet më 9 qershor, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Boksieri i famshëm Floyd Mayëeather ka thënë se do të paguajë të gjitha shpenzimet për funeralin. Familja iu ka bërë thirrje qytetarëve se janë të mirëpritur në funeral, duke shtuar se “nuk dëshirojnë trazira”.

Familjarët po ashtu kanë kërkuar që pjesëmarrësit në varrim të kenë veshur maska e doreza, si një masë parandaluese ndaj Covid-19.  Vdekja e George Floyd gjatë arrestit ka shkaktuar protesta të dhunshme në shumë qytete të Amerikës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb