Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi janë bërë sërish prindër me ardhjen në jetë të Celeste. Lajmin në Instagram e ka dhënë Aurora Rammazzoti, vajza e showgirlit dhe e Eros Rammazzotit.

Më pas edhe Hunziker ka bërë status në profilin saj në Facebook: ‘Në orën 10.30 erdhi në jetë fëmija jonë i tretë. Quhet Celeste dhe është një ëmbëlsirë e vërtetë. Peshon 3 kg e 330 gr, duke na e bërë 8 Marsin akoma më të veçantë për të gjithë jetën! Ju dua shumë Michelle!

Ditë e paharrueshme në shtëpinë Trusardi. Pikërisht në Festën e Femrave, Michelle ka sjellë në jetë të voglën Celeste, vajzën e tretë të showgirlit dhe të dytën për Tomaso Trusardi.

E para që ka dhënë lajmin ka qenë Aurora që ka dhënë lajmin në Instagramin e saj, më pas Michelle në Facebook. Michelle dhe Tomaso janë martuar në 10 tetor 2014, pikërisht të ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Sole.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb