Nga: ZONJA KATERINA

1 pako petë sfoljatë
1 pako puding
2-3 lgj sheqer
500 ml qumësht
1 filxhan pana pastiçerie
1 bustinë vanilje
Sheqer pudër

Petën e sfoljatës e presim në rripa për së gjati dhe për së gjeri duke përgatitur katrorë të vegjël. Në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje vendosim katrorët në rradhë barazlarguar nga njëri-tjetri. I lyejmë me furçë me pak qumësht dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 15 minuta.

Ndërkohë përgatisim pudingun e gatshëm duke respektuar mënyrën e përgatitjes së shkruar në paketim. E lemë pudingun të ftohet dhe ndërkohë rrahim në marengë panën e pastiçerisë me vaniljen. E bashkojmë më pas panën me kremin e pudingut dhe mbushim katrorët e petëve sfoljatë duke i hapur paksa si xhep. Në fund i spërkasim me sheqer pudër dhe i kemi gati për servirje.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb