Nga: ZONJA ENEIDA

2 kallamarë
1 spec të kuq
100 gr oriz
4 lugë djath kaçkavall
Një dorë spinaq
Një dorë domate qershi
1/2 qepë të thatë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz

Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën e prerë në kubikë. Shtojmë specin e kuq si dhe këmbët e kallamarit të grira. Vazhdojmë skuqjen duke shtuar orizin, spinaqin, majdanoz, kripë, piper si dhe djathin në fund. Shtojmë pak ujë dhe mbushjen e lëmë kremoze.

Mbushim kallamarët treçerek dhe i mbyllim me kunjë dhëmbësh. Nëse mbetet pak mbushje e shtrojmë në tavë bashkë me domatet e vogla, të cilat i spërkasim me pak vaj ulliri dhe kripë. I pjekim për 35-40 minuta në 200 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb