Nga: ENEIDA ÇAKERRI

1 lule brokoli
2 patate
1 presh
Një dorë spinaq
150 ml qumësht
2 feta buke
Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi

Skuqim në vaj ulliri qepët e njoma dhe preshin derisa të zbuten dhe shtojmë patatet dhe brokolin. I kaurdisim bashkë dhe i mbulojmë me ujë. I ziejmë për 20 minuta. Më pas shtojmë spinaqin, i ziejmë akoma 10 minuta dhe i grijmë me mikserin e dorës. Shtojmë qumështin, kripë, piper dhe pas 5 minutash e heqim nga zjarri.
Bukën e presim në kubikë dhe e thekim në tigan me vaj ulliri. Supën e servirim me bukën lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: